Ndërlidhjet

Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në një ushtrim tjetër ndërkombëtar

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK, gjatë ushtrimit “Saber Junction 25” në Gjermani.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Saber Junction 25” në Gjermani, me ftesë të ushtrisë amerikane, njoftoi të enjten ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci.

“Saber Junction 25” është stërvitje e gjerë vjetore e ushtrisë amerikane në jug të Gjermanisë, e cila këtë vit filloi më 14 gusht dhe do të zgjasë deri më 21 shtator, sipas platformës mediatike të Departamentit amerikan të Shtetit, DVIDS.

Kjo është stërvitje shumëkombëshe rotacionale, e krijuar për ta vlerësuar gatishmërinë e njësive të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për të kryer operacione të unifikuara tokësore në një mjedis të përbashkët dhe të kombinuar, si dhe për të promovuar ndërveprueshmërinë me kombet aleate dhe partnere pjesëmarrëse, sipas DVIDS.

Maqedonci shkroi në Facebook se, ushtrimi në të cilin po merr pjesë FSK-ja, ka për qëllim sprovimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë.

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një ekip këmbësorësh dhe një skuadër të materieve të rrezikshme, CBRN, tha ai.

FSK-ja ka marrë pjesë në këtë ushtrim edhe në të kaluarën, ndërsa këtë vit ajo mori pjesë edhe në “Defender Europe 25”.

Kjo vjen disa javë pasi Forca e Sigurisë së Kosovës u furnizua me një numër të papërcaktuar autoblindash të blera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky furnizim ishte dëshmia e radhës e partneritetit “të palëkundur me SHBA-në”, por edhe hap i rëndësishëm për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

FSK-ja, mikpritëse e "Defender Europe" në Gjakovë

“Defender Europe 25”, është seri e ushtrimeve të përbashkëta, që luan një rol strategjik në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke përfshirë forcat nga vende të NATO-s dhe ato partnere, ka vlerësuar FSK-ja.
1/13 “Defender Europe 25”, është seri e ushtrimeve të përbashkëta, që luan një rol strategjik në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke përfshirë forcat nga vende të NATO-s dhe ato partnere, ka vlerësuar FSK-ja.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
“Me një profesionalizëm të lartë, Komanda e forcës tokësore, dhe njësitë tjera të angazhuara, demonstruan nivel të lartë profesional dhe të disiplinës në ekzekutimin e disa prej aktiviteteve të parapara, në poligonin trajnues të Babaj Bokës”, ka thënë FSK-ja përmes një deklarate.
2/13 “Me një profesionalizëm të lartë, Komanda e forcës tokësore, dhe njësitë tjera të angazhuara, demonstruan nivel të lartë profesional dhe të disiplinës në ekzekutimin e disa prej aktiviteteve të parapara, në poligonin trajnues të Babaj Bokës”, ka thënë FSK-ja përmes një deklarate.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Në kuadër të aktiviteteve, pjesëmarrësit e kanë vizituar edhe post-komandën taktike të Divizionit të 28-të të ushtrisë amerikane, e cila po udhëheq ushtrimet.
3/13 Në kuadër të aktiviteteve, pjesëmarrësit e kanë vizituar edhe post-komandën taktike të Divizionit të 28-të të ushtrisë amerikane, e cila po udhëheq ushtrimet.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Ushtrimet në kuadër të "Defender Europe"  kanë nisur më 26 maj dhe do të vazhdojnë deri më 9 qershor.
4/13 Ushtrimet në kuadër të "Defender Europe" kanë nisur më 26 maj dhe do të vazhdojnë deri më 9 qershor.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Pjesë të ushtrimit do të mbahen edhe në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Sllovaki.
5/13 Pjesë të ushtrimit do të mbahen edhe në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Sllovaki.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Sipas Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, ushtrimet synojnë të forcojnë mbrojtjen kibernetike dhe të demonstrojnë kapacitetet e sigurisë të SHBA-së dhe aleatëve.
6/13 Sipas Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, ushtrimet synojnë të forcojnë mbrojtjen kibernetike dhe të demonstrojnë kapacitetet e sigurisë të SHBA-së dhe aleatëve.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Ndërsa për FSK-në, "stërvitje të tilla përpos që rrisin bashkëpunimin me forcat mike, ato mbi të gjitha rrisin gatishmërisë e forcave tona në përmbushje të misionit".
7/13 Ndërsa për FSK-në, "stërvitje të tilla përpos që rrisin bashkëpunimin me forcat mike, ato mbi të gjitha rrisin gatishmërisë e forcave tona në përmbushje të misionit".
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Babaj e Bokës, Gjakovë.
8/13 Babaj e Bokës, Gjakovë.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri dhe pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë, nga rreth 2.500 sa ka aktualisht.
9/13 FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri dhe pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë, nga rreth 2.500 sa ka aktualisht.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në fund të vitit të kaluar se Kosova, në katër vjet, <a href="https://www.evropaelire.org/a/municionet-made-in-kosova-ambicie-e-larget-/33244124.html" target="_blank"><strong>ka shpenzuar mbi 269 milionë euro</strong></a> për blerje të armatimit.
10/13 Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në fund të vitit të kaluar se Kosova, në katër vjet, ka shpenzuar mbi 269 milionë euro për blerje të armatimit.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë do të jetë 207.8 milionë euro në vitin 2025, apo 54 milionë euro më shumë sesa vitin paraprak.
11/13 Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë do të jetë 207.8 milionë euro në vitin 2025, apo 54 milionë euro më shumë sesa vitin paraprak.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Së fundmi, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) një dokument kyç që mundëson shkëmbim të sigurt të informacionit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes dy forcave.
12/13 Së fundmi, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) një dokument kyç që mundëson shkëmbim të sigurt të informacionit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes dy forcave.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Ambasada amerikane në Prishtinë e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
13/13 Ambasada amerikane në Prishtinë e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.
Previous slide
Next slide

Ambasada amerikane në Kosovë tha se dorëzimi i këtyre pajisjeve shënon një tjetër hap në angazhimin e përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përforcimin e sigurisë së Kosovës dhe SHBA-së.

Kosova synon të blejë edhe armë të tjera nga SHBA-ja. Vitin e kaluar, Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve Javelin, dhe tani është duke bërë pagesën e tyre.

FSK-ja është ende në proces të shndërrimit në ushtri.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë pajisje ushtarake nga SHBA-ja. Më 2018, nga SHBA-ja, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Kosova po ashtu synon që së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë të bëjnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane.

Procesi i transformimit të FSK-së në forca të armatosura nisi më 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Viteve të fundit, Qeveria ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes dhe këtë vit buxheti për këtë sektor është 207.8 milionë euro.

XS
SM
MD
LG