Foshnjat ukrainase ushqehen me qumësht gjiri të dhuruar në Poloni
Një bankë qumështi e financuar nga UNICEF-i në Poloni po ofron kujdes të rëndësishëm ushqyes për foshnjat e lindura para kohe nga nëna ukrainase që kanë gjetur strehim në vend. Disa nga gratë kanë pësuar trauma nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Aleksandra Molas, 29 vjeçe, një mami dhe biologe, duke ekzaminuar shishet e qumështit të gjirit të dhuruara nga nënat në laboratorin Human Milk Bank në Spitalin Specialistik të Familjes së Shenjtë në Varshavë.
6
Me ndihmën e programit të UNICEF-it, më shumë se 300 nëna -- rreth 20 për qind e të cilave janë nga Ukraina -- përfitojnë çdo muaj nga shërbime të ndryshme në 10 spitale që janë nikoqire të bankave të qumështit në Poloni.
7
Një tjetër grua ukrainase e ndihmuar nga ky program është Olena Liubimova, 36 vjeç, dhe djali i saj i lindur para kohe, Oleg, në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar në Zielona Gora, Poloni.
Mjekët në Ukrainë e këshilluan Liubimovën të ndërpresë shtatzëninë për shkak të fibroideve të mitrës që ajo kishte zhvilluar për shkak të stresit. Ajo u paralajmërua se fëmija mund të mos mbijetonte dhe jeta e saj gjithashtu mund të ishte në rrezik.
Mjekët në Ukrainë e këshilluan Liubimovën të ndërpresë shtatzëninë për shkak të fibroideve të mitrës që ajo kishte zhvilluar për shkak të stresit. Ajo u paralajmërua se fëmija mund të mos mbijetonte dhe jeta e saj gjithashtu mund të ishte në rrezik.
8
Banka e qumështit e ushqeu Olegun me qumësht nëpërmjet tubit derisa Liubimova ishte në gjendje ta ushqente me gji. Që atëherë ajo ka përfituar nga kujdesi i avancuar perinatal i programit të UNICEF-it.