Java nëpërmjet fotografive
Mozaiku i flamurit shqiptar i punuar me 120.000 origami, një mural në Kiev kushtuar mbrojtjes së Ukrainës dhe vrasja e organizuar e një gruaje në afërsi të Prishtinës janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografitë më të veçanta.

1
Artistja kosovare e origamit, Arbnora Fejza Idrizi, bën ndërhyrjet e fundit në mozaikun e flamurit kombëtar të bërë me 120.000 origami të shtrira në një hapësirë prej 1.300 metrash katrorë.

2
Me një baner me mbishkrimin “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, disa vajza protestuan të dielën para Gjykatës në Prishtinë, ku iu caktua masa e paraburgimit tre të dyshuarve për vrasjen e një gruaje. Liridona Ademaj Murseli është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë. Në mesin e të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, i identifikuar nga mediat lokale si Naim Murseli.

3
Në Prishtinë u hodhën bomba tymuese gjatë protestës së mbajtur për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, Prishtinë.

4
Pelegrinët sikh marrin pjesë në një procesion ritual me rastin e përvjetorit të lindjes së Guru Nanak Dev, themeluesit të sikhizmit, në Nankana Sahib, Provinca Punxhab, Pakistan.