Java nëpër fotografi
Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në Kosovë, një protestë në mbështetje të lirisë së fjalës në Bishkek dhe skena nga lufta në Ukrainë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas. Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më domethënëse të përmbledhura në një fotogaleri. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Kolegët dhe miqtë marrin pjesë në funeralin për ushtarin ukrainas dhe balerinin Vadym Khlupyanets, i cili u vra së fundmi derisa po luftonte kundër trupave ruse. Ceremonia e homazheve u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operetës Akademike në Kiev më 24 nëntor.](https://gdb.rferl.org/02490000-0aff-0242-198d-08daceadcc34_w1024_q10_s.jpg)
1
Kolegët dhe miqtë marrin pjesë në funeralin për ushtarin ukrainas dhe balerinin Vadym Khlupyanets, i cili u vra së fundmi derisa po luftonte kundër trupave ruse. Ceremonia e homazheve u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operetës Akademike në Kiev më 24 nëntor.
![Shiu përshkon fytyrën e një statuje në Kiev kushtuar viktimave të Holodomorit më 26 nëntor, ditën në të cilën Ukraina përkujton urinë katastrofike që vrau miliona njerëz në vitet 1932-33.](https://gdb.rferl.org/02490000-0aff-0242-96af-08dacfe56c7d_w1024_q10_s.jpg)
2
Shiu përshkon fytyrën e një statuje në Kiev kushtuar viktimave të Holodomorit më 26 nëntor, ditën në të cilën Ukraina përkujton urinë katastrofike që vrau miliona njerëz në vitet 1932-33.
![Ekipi kombëtar në futboll i Iranit duke festuar me Rouzbeh Cheshmin (në qendër) pasi ai shënoi golin e parë në kohën shtesë gjatë ndeshjes së Grupit B të Kupës së Botës ndërmjet Uellsit dhe Iranit, në stadiumin Ahmad Bin Ali në Katar, më 25 nëntor.](https://gdb.rferl.org/058a0000-0aff-0242-e36c-08dacee09bd5_w1024_q10_s.jpg)
3
Ekipi kombëtar në futboll i Iranit duke festuar me Rouzbeh Cheshmin (në qendër) pasi ai shënoi golin e parë në kohën shtesë gjatë ndeshjes së Grupit B të Kupës së Botës ndërmjet Uellsit dhe Iranit, në stadiumin Ahmad Bin Ali në Katar, më 25 nëntor.
![Njerëzit duke valëvitur flamujt rusë dhe armenë ndërsa në qytet pritej të mbahej një sesion i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, më 23 nëntor.](https://gdb.rferl.org/02490000-0aff-0242-c7d1-08dacde6a11e_w1024_q10_s.jpg)
4
Njerëzit duke valëvitur flamujt rusë dhe armenë ndërsa në qytet pritej të mbahej një sesion i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, më 23 nëntor.
Facebook Forum