Radio Evropa e Lirë sjell Fotogalerinë e javës me imazhet më të veçanta nga ngjarjet e javës që po lëmë pas.
Fotografitë e javës

1
Protestuesit e veshur me rroba si zombi, marrin pjesë në një demonstrim artistik kundër apatisë para takimit të G20-ës në Hamburg, Gjermani.

2
Aktivistët e Greenpeace kalojnë pranë anijes "Golden Opportunity", një anije që mbante qymyr, si pjesë e protestave përpara samitit të ardhshëm të G20-ës, në portin e Hamburgut, Gjermani.

3
Një anëtar i Shërbimit irakian kundër terrorizmit bart një vajzë të plagosur në qytetin e vjetër të Mosulit më 3 korrik, gjatë ofensivës së vazhdueshme për të rimarrë qytetin nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

4
Një peshkatar shkarkon shporta me peshk në Karaçi të Pakistanit.