Përgatitjet e besimtarëve myslimanë për Festën e Kurban Bajramit, temperatura të larta në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Rusi, luftime në mes të forcave afgane dhe militantëve talibanë. Këto janë disa nga ngjarjet që kanë ndodhur javën që kemi lënë pas në rajonet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotografive
13
Ky djalosh freskohet në një fontanë në Moskë.
14
Një anëtar i forcave speciale të Afganistanit gjatë luftimeve me militantët talibanë në provincën Kandahar.
15
Një grua kalon pranë disa anëtarëve të një klubi historik, të cilët janë veshur me uniforma të ushtarëve francezë, në një ceremoni që shënon rikthimin e eshtrave të gjeneralit francez Charles-Etienne Gudin de la Sablonniere. Ky gjeneral kishte marrë pjesë në luftërat e Revolucionit Francez dhe në luftërat e Napoleonit. Ai kishte qenë një prej komandantëve favorit të Napoleon Bonapartës dhe vdiq në Betejën e Smolenskut, gjatë fushatës ruse më 1912. Moskë, 13 korrik 2021.
16
Njerëzit përdorin kranin për të bartur në katin e sipërm të një ndërtese kafshët që do të sakrifikohen për Kurban Bajram. Karaçi, Pakistan.