Stërvitje ushtarake të separatistëve në lindje të Ukrainës, dhe të ushtarëve rusë, shkollimi i vajzave në Afganistan, Parada e Krenarisë në Kiev, janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri klikoni KËTU.
Fotografitë e javës

1
Separatistët në lindje të Ukrainës marrin pjesë në stërvitje ushtarake në afërsi të qytetit Luhansk.

2
Ushtarët rusë, të kamufluar, marrin pjesë në stërvitje ushtarake të organizuara nga shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait në Donguz të rajonit Orenburg.

3
Protestë pranë ndërtesës së Parlamentit ukrainas e organizuar nga bizneset e vogla kundër ndryshimeve në legjislacionin për taksat.

4
Kirgizët vendosin një ‘yurt’ teksa përgatiten për një festival kulturor në Bishkek. ‘Yurt’ është një tendë tradicionale që përdoret nga nomadët në Azinë Qendrore dhe ështëndërtuar nga druri dhe mbulohet me pëlhurë ose lëkurë.