Ukrainasit trajnohen që të përdorin armë; protestë në Kirgizi kundër mediave të pavarura; projekti i parë i madh i talibanëve nis së zbatuari në Kandahar janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë e javës

1
Punëtorët afganë hapin kanale për mbrojtjen nga vërshimet. Ky është projekti i parë i madh në Kandahar që prej se talibanët morën kontrollin e Afganistanit. Përveç se ofrojnë mundësi për 1,000 persona, dy kanalet do të shpërbejnë për të mbrojtur dhjetëra zona të banueshme dhe fshatra nga vërshimet në Kandahar.

2
Një vajzë afgane bart bukë teksa ecën në rrugët e Kabulit të mbuluara me borë.

3
Një punëtor shëndetësor mban dorën e një foshnje të sapolindur. Foshnja, në spitalin e qytetit Khabarovsk të Rusisë, dyshohet se është i infektuar me koronavirus.

4
Armët për luftëtarët e rinj talibanë janë vendosur pranë një muri gjatë ceremonisë së diplomimit të tyre në Kandahar të Afganistanit.