Ukrainasit trajnohen që të përdorin armë; protestë në Kirgizi kundër mediave të pavarura; projekti i parë i madh i talibanëve nis së zbatuari në Kandahar janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë e javës
13
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit në Moskë me presidentin francez, Emmanuel Macron, për të diskutuar për krizën në kufijtë e Ukrainës. Gjatësia e tavolinës u bë subjekt i shakave në internet.
14
Një banore e Novooleksandrivka, që gjendet në vijën e frontit në lindje të Ukrainës.
15
Një modele bëhet gati për Javën e Modës në Budapest.
16
Rumia, 59-vjeçare nga Kievi i Ukrainës, përdor një pushkë prej druri teksa trajnohet që të përdorë armët, në kohën e rritjes së frikës për një pushtim rus. Rumia është tatare nga Krimea, gadishull që u aneksua nga Rusia më 2014.