Lufta në Ukrainë, protestat për rajonin e Nagorno-Karabhakut, fushata e vaksinimit kundër poliomielitit në Afganistan janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi më interesante. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës
9
Udhëtarët përpiqen të kalojnë një rrugë të bllokuar pjesërisht nga kamionët e transportit të vendosur nga autoritetet lokale në Ravalpindi më 25 maj. Të gjitha rrugët që të çojnë në kryeqytetin e Pakistanit u bllokuan para një proteste të madhe të planifikuar nga kryeministri i rrëzuar, Imran Khan, dhe mbështetësit e tij.
10
Protestuesit ndezin dritat në telefonat e tyre celularë teksa marshojnë në një rrugë gjatë një proteste të opozitës në qendër të Jerevanit. Opozita po protestonte kundër një takimi trepalësh më 24 maj ndërmjet kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinian, presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në Bruksel mes frikës në rritje për statusin e rajonit të Nagorno-Karabakut.
11
Kamionë janë vendosur nëpër rrugët në Lahore për të bllokuar mbështetësit e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, pasi ata paralajmëruan një marshim në shenjë proteste, drejt kryeqytetit të vendit, Islamabad.
12
Të afërmit duke vajtuar mbi arkivolin e mbuluar me flamuri të kolonelit Hassan Sayad Khodaei në Teheran, më 24 maj. Khodaei, një oficer i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, u vra ditë më parë.