Lufta në Ukrainë, protestat për rajonin e Nagorno-Karabhakut, fushata e vaksinimit kundër poliomielitit në Afganistan janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi më interesante. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Një student duke performuar në një skenë cirku gjatë një provimi diplomimi në Shkollën Shtetërore të Cirkut dhe Arteve të Varieteteve Rumyantsev. E emëruar sipas kllounit sovjetik Mikhail Rumyantsev, i njohur me emrin e tij artistik Karandash, shkolla ofron trajnime për ata që kanë prirje dhe aftësi cirku, të tilla si akrobatikë, gjimnastikë, balancim dhe klloun.

2
Zyrtaret gra duke pritur që votuesit të paraqiten për të hedhur votat e tyre në zgjedhjet lokale në Pishin, Provinca Baluçistan, Pakistan.

3
Kateryna, 33 vjeç, me me vajzën e saj 7-muajshe e strehuar në bunkerin e një fabrike xhami në Lisiçansk, në Ukrainën lindore.

4
Një pjesëtar i shërbimit ushtarak ukrainas në një automjet ushtarak, mes pushtimit rus të Ukrainës, në rajonin e Donjeckut.