Lufta në Ukrainë, protestat për rajonin e Nagorno-Karabhakut, fushata e vaksinimit kundër poliomielitit në Afganistan janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi më interesante. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës
5
Një grup qytetarësh duke protestuar kundër luftës në Ukrainë, Beograd, më 28 maj.
6
Gratë gjeorgjiane duke protestuar kundër hapjes së një zyre të Lëvizjes Konservatore në Akhmeta më 28 maj.
7
Avionët luftarakë turq duke bërë akrobacione gjatë ceremonisë së hapjes së një festivali të hapësirës ajrore dhe teknologjisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, më 27 maj.
8
Flamuri i Gjeorgjisë gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë, Tbilisi, më 26 maj.