Fotografitë e javës
Lufta në Ukrainë dhe shënimi i 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. Fotografi të përzgjedhura nga këto ngjarje mund t’i shihni në fotogalerinë e javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një punëtor pakistanez duke punuar në një fabrikë që prodhon çekiçë hekuri në Karaçi, Pakistan, më 31 maj.
6
Një grua që mban një fëmijë, reagon pasi u evakuua nga qyteti i pushtuar nga trupat ruse Kupiansk, në periferi të Harkivit, më 30 maj.
7
Një vajzë duke pozuar me një armë në një stendë të ngritur nga forcat speciale të ushtrisë rumune në Pallatin e Parlamentit, ndërtesa e dytë administrative më e madhe në botë pas Pentagonit. Njerëzit shfrytëzuan mundësinë për ta vizituar falas në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Bukuresht më 1 qershor.
8
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Lviv u bë duke vendosur lodra në ulëset e autobusit të shkollës - një simbolikë për të përkujtuar 243 fëmijët e vrarë ukrainas me rastin e 1 Qershorit.