Fotogaleria e javës që lamë pas na sjell imazhet e veçanta nga një ceremoni martese për 70 çifte në Kabul, për bukuritë natyrore të Shqipërisë, nga vizita e liderëve evropianë në Ukrainë, si dhe fotografi të tjera nga vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Kievit më 18 qershor, duke ndezur pishtarë në kujtim të aktivistit Roman Ratushniy, që u bë një figurë e njohur në revolucionin pro-perëndimor të Ukrainës në vitin 2014. Ratushniv, 24 vjeç, u vra më 9 qershor në betejën kundër trupave ruse për qytetin Izium në lindje të vendit.

2
Një pelegrine duke u lutur në një faltore Lahore, Pakistan, më 16 qershor.

3
Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Mario Draghi, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës në Irpin, Ukrainë, më 16 qershor.

4
Shëtitja me balona me gas gjatë perëndimit të diellit mbi Yakhroma, rreth 75 kilometra në veri të Moskës më 16 qershor.
Facebook Forum