Java nëpërmjet fotografive
Fotogalerinë e javës që lamë pas e karakterizojnë fotografi nga përmbytjet në Pakistan dhe ato nga lufta në Ukrainë. Po ashtu, mund të shikoni edhe fotografi interesante nga vende tjera të rajoneve prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Një banore merr me vete një valixhe nga një makinë që shpërndan ndihma humanitare në qytetin ukrainas të Balaklias të çliruar së fundmi.
10
Një ushtar ukrainas duke ndihmuar një ushtar të plagosur në rrugë në territorin e çliruar në rajonin e Harkivit në Ukrainë më 12 shtator.
11
Një ekip mjekësh duke udhëtuar me varkë në zonat e përmbytura pas shirave, në qytetin Manjhand, Jamshoro, Pakistan, më 12 shtator.
12
Një zjarrfikës gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin pas një sulmi rus që dëmtoi një ndërtesë policie në Harkiv, Ukrainë, më 12 shtator.