Java nëpërmjet fotografive
Fotogalerinë e javës që lamë pas e karakterizojnë fotografi nga përmbytjet në Pakistan dhe ato nga lufta në Ukrainë. Po ashtu, mund të shikoni edhe fotografi interesante nga vende tjera të rajoneve prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një xhami e re në Astana është fotografuar para mbajtjes së një konference fetare ndërkombëtare shumëkombëshe me pjesëmarrjen e Papa Françeskut, më 13 shtator.

2
Një grua nga një zonë e prekur nga përmbytjet në Pakistan arrin në një pikë ku po bëhet shpërndarja e ushqimeve dhe gjësendeve të tjera, nga një grup bamirës fetar Al-Khidmat Foundation Pakistan në Shabqadar, afër Peshavarit. Numri i të vdekurve nga përmbytjet përgjatë tre muajve në Pakistan u rrit në mbi 1.400.

3
Turistët duke bërë foto dhe lexuar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II në portën e një vile të shekullit XVIII në pronësi të mbretit të Britanisë Charles. Vila është blerë përmes fondacionit bamirës të mbretit Charles, në fshatin e Transilvanisë Viscri, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në Rumani.

4
Një pamje e vendbanimit armen Sotk, i cili thuhet se është goditur nga bombardimet e Azerbajxhanit gjatë përleshjeve kufitare së fundi.