Java nëpërmjet fotografive
Fotogalerinë e javës që lamë pas e karakterizojnë fotografi nga përmbytjet në Pakistan dhe ato nga lufta në Ukrainë. Po ashtu, mund të shikoni edhe fotografi interesante nga vende tjera të rajoneve prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Fëmijët duke shikuar nga xhamat e makinave teksa ata dhe refugjatët e tjerë nga rajoni i Harkivit të Ukrainës kanë arritur në një kamp të përkohshëm në Belgorod, Rusi.
6
Sakura Motoki e Japonisë (majtas) dhe Anastasia Nichita e Moldavisë duke garuar në Kampionatin Botëror të Mundjes në Beograd.
7
Njerëz që janë mbledhur për një meshë të shenjtë që do të kremtohet nga Papa Françesku në ambientet e ekspozitës në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur-Sulltan.
8
Banorë të zhvendosur nga përmbytjet duke qëndruar në radhë për të marrë ndihma ushqimore në një kamp të improvizuar në provincën Sindh të Pakistanit.