Java nëpërmjet fotografive
Vërshimet në disa qytete të Kosovës, shënimi i festës së Epifanisë nga besimtarët ortodoksë dhe lufta në Ukrainë, janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas. Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta nga këto ngjarje. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Kristijan Nineski, 26 vjeç, kap kryqin që u hodh në lumin Vardar nga kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, kryepeshkopi Stefan, gjatë festimeve të Ditës së Epifanisë në Shkup, Maqedoni e Veriut.
10
Një punonjëse shëndetësore duke e vaksinuar një fëmijë kundër poliomielitit në Lahore, Pakistan.
11
Ndërsa tymi ngrihet lart drejt qiellt, ekipet e emergjencës në Donjeck shihen duke punuar pranë një qendre tregtare të shkatërruar. Zyrtarët rusë në Donjeck të Ukrainës thanë se ndërtesa u bombardua nga forcat ukrainase.
12
Nikoloz Basilashvili i Gjeorgjisë shënoi një rikthim kundër Taylor Fritzit të SHBA-së gjatë ndeshjes së tyre teke, kategoria për meshkuj, në ditën e dytë të turneut të tenisit Australian Open në Melburn.
Facebook Forum