Java nëpërmjet fotografive
Vërshimet në disa qytete të Kosovës, shënimi i festës së Epifanisë nga besimtarët ortodoksë dhe lufta në Ukrainë, janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas. Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta nga këto ngjarje. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një burrë duke qëndruar mbi një automjet në një zonë të përmbytur në Skenderaj.
Komunat më të prekura nga vërshimet janë: Skenderaj, Mitrovica dhe Istogu.
Vërshimet kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore, si dhe infrastrukturën rrugore.
Komunat më të prekura nga vërshimet janë: Skenderaj, Mitrovica dhe Istogu.
Vërshimet kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore, si dhe infrastrukturën rrugore.

2
Zonë e përmbytur në jug të Mitrovicës. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan vërshime edhe në veri të Mitrovicës.

3
Këmbësorët duke ecur pranë një veture të dëmtuar dhe të zhvendosur në një rrugë në Skenderaj, pas vërshimeve të shkaktuara nga shiu i dendur. Kosovë, 20 janar 2023.

4
Një besimtar futet mes valëve të ujit në Detin e Zi gjatë ceremonisë që shënon festën ortodokse të Epifanisë në qytetin turistik Saky, Krime.
Facebook Forum