Java nëpërmjet fotografive
Vërshimet në disa qytete të Kosovës, shënimi i festës së Epifanisë nga besimtarët ortodoksë dhe lufta në Ukrainë, janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas. Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta nga këto ngjarje. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Pamje nga brenda e njërës prej dhomave të një kopshti fëmijësh të dëmtuar nga një sulm me raketa ruse në Kramatorsk, Ukrainë.

6
Banorët vendas mbushin qese najlloni me gaz natyror për t'i përdorur më pas për gatimin e ushqimit në shtëpi në distriktin Karak të provincës Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit. Qeveria nuk ka krijuar asnjë infrastrukturë të duhur për ofrimin e gazit natyror për banorët vendas ose zonat përreth, kështu që njerëzit po vënë në rrezik jetën e tyre vetëm për të përdorur gazin natyror si mjet për të gatuar ushqimin e tyre në shtëpi. Njerëzit kanë përdorur një zorrë për të nxjerrë gaz nga linjat kryesore të furnizimit.

7
Aktivistët e Shoqërisë iraniane në Mërgim duke mbajtur pankarta dhe trekëmbësha, derisa demonstrojnë në shenjë solidarizimi me protestuesit anti-qeveritarë në vendin e tyre para Reichstagut, Berlin.

8
Shqiponja me bisht të bardhë (Haliaeetus albicilla) në Parkun Kombëtar Hortobagy në, Hungari.
Facebook Forum