Java nëpërmjet fotografive
Fotografitë e përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Shoferët duke pirë çaj afër kamionëve të tyre të ngarkuar me furnizime për Afganistanin. Kamionët e bllokuar afër kufirit presin që të hapet kalimi kufitar Torkham në Pakistan pasi u mbyll nga autoritetet talibane në Kabul.
6
Ushtarët duke mbajtur trëndafila në funeralin e komandantit të tyre jashtë kishës së Apostujve të Shenjtë, Pjetri dhe Pali në Lviv në Ukrainën perëndimore.
7
Pjesëtarë të forcave speciale të policisë të Maqedonisë së Veriut përgatisin për asgjësim lloje të ndryshme droge dhe armësh në fabrikën e çelikut Makstil në Shkup. Me këtë rast janë asgjësuar rreth 1400 kilogramë drogë dhe 270 copë armë të ndryshme ilegale të konfiskuara në vitin 2022.
8
Një pamje tregon dëmtime të jashtme, të cilat besohet se kanë shkaktuar një humbje të presionit në sistemin e ftohjes në anijen kozmike Soyuz MS-22 të ankoruar në ISS.