Java nëpërmjet fotografive
Fotografitë e përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Të afërm dhe njerëz të tjerë marrin pjesë në funeralin e adoleshentit pakistanez Azan Afridi, një nga viktimat e anijes së mbytur më 26 shkurt në brigjet e Italisë, në Peshavar.
6
Hebrenjtë lënë guralecë me mesazhe gjatë një ceremonie në Shkup për të përkujtuar 80-vjetorin e dëbimit të 7.144 hebrenjve maqedonas në kampin nazist gjerman të përqendrimit Treblinka në mars të vitit 1943.
7
Personeli i sigurisë dhe mbështetësit shoqërojnë një automjet që mbante ish-kryeministrin pakistanez Imran Khan në Lahore, gjatë një tubimi në kuadër të fushatës zgjedhore për asamblenë provinciale të Punxhabit që do të mbahet muajin e ardhshëm.
8
Kjo fotografi e bërë më 13 mars tregon një tabelë ku shkruan "Punët e klasës së 23 shkurtit" në klasën e një shkolle të shkatërruar nga granatimet në fshatin Prudyanka në rajonin e Harkiv të Ukrainës.