Java nëpërmjet fotografive
Fotografitë e përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Vajzat duke ndjekur një orë mësimore në një shkollë në Zabul, Afganistan.
2
Djemtë afganë duke luajtur nën një krua uji në Xhalalabad, Afganistan.
3
Një burrë i moshuar tymos një cigare ndërsa pret të mbushë enët me ujë në Chasiv Yar pranë vijës së frontit në Ukrainën lindore.
4
Një grua duke ecur në një rrugë të qytetit të vjetër të Tbilisit, Gjeorgji.