Java nëpërmjet fotografive
Fotografitë e përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17
Një anëtar i Unionit të Gazetarëve thyen lapsat gjatë një proteste jashtë Parlamentit gjatë një seance për ndryshimet e diskutueshme në Kodin Penal që do ta bënte shpifjen një krim të dënueshëm me gjoba të ashpra. Banja Lukë, më 14 mars.
18
Një anëtar i bandës ushtarake hungareze duke luajtur në instrumentin e tij përpara ndërtesës së Parlamentit në Budapest.
19
Gratë duke ecur në një nënkalim në qendër të Kievit.
20
Një grua e moshuar qëndron pranë një ndërtese të djegur pas granatimeve në Kostyantynivka, rajoni Donetsk.