Java nëpërmjet fotografive
Tërmetet vdekjeprurëse në Afganistan, konflikti ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve, lufta në Ukrainë dhe eksodi i armenëve në Nagorno-Karabak, janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta të javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një pamje e rrobave të varura në tela për tharjen e rrobave në një zonë të braktisur banimi në Stepanakert, (i njohur në azerbajxhan si Xankendi), ish-kryeqyteti de facto i Nagorno-Karabakut.
6
Civilët i nënshtrohen trajnimit ushtarak të organizuar nga shkolla ushtarake armene POGA në një rrugë në Jerevan.
7
Një i ri afgan mban macen e tij teksa qëndron ulur pranë shtëpisë së tij të shkatërruar nga tërmetet në provincën Herat.
8
Një ushtar ukrainas përqafon gruan e tij në një stacion hekurudhor në Kramatorsk para se ajo të hipë në një tren për në Kiev.