Java nëpërmjet fotografive
Tërmetet vdekjeprurëse në Afganistan, konflikti ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve, lufta në Ukrainë dhe eksodi i armenëve në Nagorno-Karabak, janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta të javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një mysliman lutet për sigurinë e popullit palestinez gjatë lutjeve të së premtes në xhaminë Bajrakli në Beograd më 13 tetor.

2
Tifozët e kriketit ngjyrosin trupat e tyre me ngjyrat e flamurit kombëtar indian dhe pakistanez para ndeshjes ndërmjet Indisë dhe Pakistanit për Kupën e Botës së Kriketit, në Ahmedabad, Indi.

3
Një ushtar kirgiz merr pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake për Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive në një terren trajnimi në Balukçi, rreth 200 kilometra nga Bishkeku.

4
Burrat afganë duke bartur një tendë të destinuar për strehim të përkohshëm pas tërmeteve të fundit në rrethin Zindah Jan në provincën Herat.