Java nëpërmjet fotografive
Tërmetet vdekjeprurëse në Afganistan, konflikti ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve, lufta në Ukrainë dhe eksodi i armenëve në Nagorno-Karabak, janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta të javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17
Një fotografi familjare mund të shihet në një mur të një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti i fundit në fshatin Chahak në rrethin Enjil të provincës Herat, Afganistan.
18
Ushtarët nga Batalioni Volat i regjimentit vullnetar të Bjellorusisë, Kastus-Kalynovskiy, vendosin flamuj në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, secili prej të cilëve simbolizon një shok që u vra duke mbrojtur Ukrainën.
19
Varvara, 9 vjeçe, përkëdhel Chelsean, një qen i trajnuar posaçërisht për terapi, në Kiev.
20
Një grua afgane me fëmijë hipur në një gomar në lagjen Kishim të provincës Badakhshan.