Java nëpërmjet fotografive
Fotografi të përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Varret e luftëtarëve të grupit mercenar rus, Wagner, në një varrezë pranë fshatit Bakinskaya në rajonin Krasnodar të Rusisë.
2
Një i ri afgan duke ecur me kalin e tij përgjatë liqenit Qargha në periferi të Kabulit, më 26 janar.
3
Nikolai Romanov, një ish-murg i njohur si At Sergiy derisa u shkishërua nga Kisha Ortodokse Ruse, i pagëzon të pranishmit në sallë nga brenda kabinës prej xhami gjatë gjyqit të tij në Moskë. Murgut, i cili mohoi ekzistimin e koronavirusit dhe sfidoi Kremlinin, iu shqiptua një dënim i ri me burgim më 27 janar nën akuzën e nxitjes së urrejtjes.
4
Një çift i moshuar duke ecur përgjatë një varri masiv me viktimat e rrethimit nazist të Leningradit në Varrezat Përkujtimore Piskarevskoe në Shën Petersburg, duke shënuar 79-vjetorin e çlirimit të Leningradit, emri i qytetit gjatë epokës sovjetike. Deri në 700.000 civilë besohet se kanë vdekur nga uria, të ftohtit, bombardimet nga toka dhe ajri gjatë rrethimit, i cili zgjati rreth 900 ditë.