Java nëpërmjet fotografive
Fotografi të përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13
Drejtori artistik i festivalit të filmit Berlinale gjatë konferencës për shtyp të Festivalit të 73-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, mbante karficën e sivjetme të Berlinales me ngjyrat kombëtare të Ukrainës.
14
Gra të veshura me burka kalojnë pranë një gruaje të sëmurë në rrugë në distriktin Fayzabad të provincës Badakhshan.
15
Mbështetësit e partisë së Ligës Muslimane të Pakistanit, Markazi, duke djegur një flamur suedez gjatë një demonstrate kundër djegies së Kuranit nga një aktivist suedezo-danez anti-islam, në Peshavar më 24 janar.
16
Tre djem duke ndjekur mësim online në një klasë të improvizuar që ata ndërtuan në të vetmen kodër që kap valët e internetit me celular në fshatin Hontarivka, rajoni i Harkivit, Ukrainë.