Strehimi i njerëzve brenda një stacioni të metrosë në Kiev, përleshjet e aktivistëve mjedisorë me policinë në Novi Sad dhe pamje nga Mavrova në Maqedoninë e Veriut janë disa nga ngjarjet që kanë ndodhur javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ka zgjedhur fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Fotografitë e javës

1
Një avion luftarak rus fluturon mbi një kryqëzim hekurudhor të përfshirë nga zjarri, pas bombardimeve të fundit në qytetin Shakhtarsk, afër Donjeckut, në Ukrainën e kontrolluar nga Rusia.

2
Një statujë luani e ndërtuar nga kubet lego u zbulua në urën e Pestit, e cila përshkon Danubin midis Budës dhe Pestit, në Budapest më 27 tetor. Statuja peshon rreth tre tonë dhe për ndërtimin e saj u deshën 850.000 kube dhe 28 ditë punë.

3
Një çift i moshuar përqafohen me njëri-tjetrin. Ata janë ulur në një stol në qytetin e Bakmutit në rajonin Donjeckut të Ukrainës lindore. Ky qytet, i njohur për minierat e kripës dhe vreshtat, është sulmuar prej muajsh nga forcat ruse.

4
Një grua pa shami në kokë qëndron mbi një automjet, derisa mijëra iranianë shihen rrugës drejt vendit ku është varrosur Mahsa Amini. Turma njerëzish u mblodhën më 26 tetor për të shënuar 40 ditë prej kur ajo vdiq në paraburgim në Teheran. Policia e moralit e arrestoi nën dyshimet për shkelje të rregullave të hixhabit.
Facebook Forum