Java nëpërmjet fotografive
Shënimi i Ditës së Fitores në Rusi, Kirgizi e Gjeorgji, panairi i Librit në Teheran, Dita e Talasemisë si dhe skena nga lufta në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Të afërmit dhe miqtë mblidhen pranë Murit të Kujtesës për ushtarët e rënë ukrainas për të bërë homazhe, Kiev më 12 maj.

2
Një vajzë iraniane performon gjatë kampionatit lokal të futbollit në stilin e lirë në Parkun Adrenalin në Teheran më 11 maj.

3
Ndërtesa e Bankës Bullgare për Zhvillim ndriçohet nga një instilacion dritash i quajtur ‘Universi i Pafund’, si pjesë e Festivalit Hënor të Dritave në Sofje, më 11 maj.

4
Julie Levkova, aktiviste kundër luftës së Rusisë, duke protestuar e lyer me ngjyrë të kuqe përpara Ambasadës ruse në Pragë.