Java nëpërmjet fotografive
Shënimi i Ditës së Fitores në Rusi, Kirgizi e Gjeorgji, panairi i Librit në Teheran, Dita e Talasemisë si dhe skena nga lufta në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
21
Një grua duke mbajtur portrete të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe gjatë festimeve të Ditës së Fitores, e cila shënon 78-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në Almaty, Kazakistan, më 9 maj.
22
Farkëtari i Kabulit, Ghulam Abbas, ngorhëse me panele diellore si një alternativë e përballueshme dhe miqësore me mjedisin për përdorimin e karburanteve në Afganistanin e goditur nga varfëria..
23
Një grua duke larguar mbeturinat e një shtëpie banimi të shkatërruar nga një sulm ushtarak rus në fshatin Male Katerynivka, rajoni i Zaporizhias.
24
Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Giorgi Dekanosidze, 101 vjeç, i ulur në një ulëse duke mbajtur një portret të liderit sovjetik, Joseph Stalin, gjatë festimeve të Ditës së Fitores në Tbilisi, Gjeorgji, më 9 maj.