Vdekja e ish-udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, fillimi i vitit të ri shkollor në Ukrainë teksa lufta po vazhdon, dhe përmbytjet pas shiut të madh në Pakistan, janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. (Përgatiti: Trim Haliti)
Fotografitë e javës
5
Një portret i udhëheqësit të fundit të Bashkimit Sovjetik, njëherësh laureatit të Çmimit Nobel për Paqe më 1990, Mikhail Gorbachev, i shfaqur në kujtim të tij, në zyrën e tij, në Fondacionin Gorbachev në Moskë, më 31 gusht. Gorbachev, i cili ndryshoi rrjedhën e historisë duke nxitur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe i cili ishte një ndër figurat e mëdha të shekullit të 20-të, vdiq në Moskë më 30 gusht, në moshën 91-vjeçare.
6
Kandilat e detit, që kanë pushtuar bregun e Detit të Azovit, në distriktin Temriukski, në Rusi.
7
Fotografi ajrore që shfaq zonat e përmbytura të banimit, pas shirave të rrëmbyeshëm në distriktin e Xhafarabadit, në provincën e Baloçistanit, në Pakistan.
8
Mbështetësit e klubit të futbollit Partizan duke hedhur fishekzjarrë gjatë një ndeshje të SuperLigës së Serbisë, ndërmjet Partizanit dhe Yllit të Kuq në Beograd.