Vdekja e ish-udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, fillimi i vitit të ri shkollor në Ukrainë teksa lufta po vazhdon, dhe përmbytjet pas shiut të madh në Pakistan, janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. (Përgatiti: Trim Haliti)
Fotografitë e javës

1
Një vajze të vogël duke iu hapur goja gjatë një ceremonie për shënimin e fillimit të vitit akademik, në një shkollë në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinjev, më 1 shtator.

2
Presidenti rus, Vladimir Putin, duke bërë nderimet e fundit para arkivolit të ish-udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, në Spitalin Qendror Klinik, në Moskë.

3
Kadetët ukrainas duke u ushtruar për një situatë emergjente, gjatë një stërvitjeje në një vendstrehim kundër bombave, në ditën e parë të shkollës, në një lice kadetësh në Kiev.

4
Nxënësit shkollorë duke marrë pjesë në një ceremoni për të shënuar fillimin e vitit shkollor, mes pushtimit rus të Ukrainës, në Buça, më 1 shtator.