Nga protesta e gastronomëve në Prishtinë dhe protestat tjera në Shkup e Moskë, deri tek ngjarjet sportive dhe pamjet e qyteteve të mbuluara me borë, Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur fotografitë më interesante për fotogalerinë e javës, nga rajonet në të cilat raporton. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë e javës
17
Qytetarët duke bartur maska dhe kostume në pritje për të parë një përformancë të traditave dimërore në “Muzeun e fshatit” në Bukuresht. Sipas traditës, valltarët veshin kostume me shumë ngjyra dhe gëzofë të kafshëve, derisa duke vallëzuar largojnë shpirtrat e ligë.
18
Një grua e mbuluar me burka me fëmijë në duar kalon afër një luftëtari taliban përgjatë një rruge në qytetin Xhalalabad në Afganistan.
19
Pjesëmarrësit e veshur në kostumin e Babadimrit marrin pjesë në një vrapim humanitar në Prishtinë më 12 dhjetor.