Marshi nacionalist i serbëve të Bosnjës në Sarajevë, protesta e bullgarëve në Sofje kundër masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe pastrimi pas trazirave vdekjeprurëse në Kazakistan, janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë e javës
1
Forcat kundër trazirave në Pakistan duke u përleshur me mjekët gjatë një proteste në Kueta, më 12 janar. Mjekët dhe infermierët nëpër Baloçistan po protestojnë prej muajsh, në kërkim të kushteve më të mira në qendrat e përkujdesjes shëndetësore.
2
Një punonjës shëndetësor pakistanez duke marrë nga një pacient një mostër për një test për COVID-19, në Islamabad, më 11 janar. Në Pakistan janë shtuar rastet e infektimeve me variantin Omicron të koronavirusit.
3
Ushtarët suedezë duke patrulluar më 13 janar në qytetin Visbi, në ishullin e Gotlandit në Detin Baltik, ku Stokholmi ka shtuar praninë e forcave të sigurisë në ditët e fundit, në mes të tensioneve me Moskën për shkak të grumbullimit të trupave nga Rusia pranë kufirit me Ukrainën.
4
Punonjësit komunalë kazakë duke mbuluar më 13 janar objektin e Komunës në Almati, Kazakistan, i cili është dëmtuar nga zjarri gjatë trazirave të dhunshme që shpërthyen javën e kaluar, pas rritjes së beftë të çmimeve të karburanteve.