Këto janë disa prej fotografive më të veçanta të javës së 20-të të vitit, të shkrepura nëpër rajonet që i mbulon Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Fotografitë e javës

1
Një djalosh i veshur me “vishivanka” - një bluzë tradicionale ukrainase - shihet duke mbajtur dy pëllumba, teksa nëna e tij i bën fotografi në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 18 maj.

2
Një grua duke u fotografuar përpara portretit të presidentit rus, Vladimir Putin, përgjatë një panairi libri në Sheshin Dvortsovaja në Shën Petesburg.
3
Një pjesëtar i ekipit të shpëtimit qëndron afër trupit të një banori lokal, i cili është vrarë me raketë ruse në Tsirkuni të Ukrainës, më 18 maj.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Një pjesëtar i ekipit të shpëtimit qëndron afër trupit të një banori lokal, i cili është vrarë me raketë ruse në Tsirkuni të Ukrainës, më 18 maj.
Një pjesëtar i ekipit të shpëtimit qëndron afër trupit të një banori lokal, i cili është vrarë me raketë ruse në Tsirkuni të Ukrainës, më 18 maj.

4
Njerëzit duke ecur përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, i cili është ndriçuar me flamurin e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), për të shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, më 17 maj.