Këto janë disa prej fotografive më të veçanta të javës së 20-të të vitit, të shkrepura nëpër rajonet që i mbulon Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Fotografitë e javës
21
Shumë njerëz shihen duke marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ushtarit ukrainas, Volodymyr Netsor në qytetin e Lvivit. Ai është vrarë në luftimet kundër forcave ruse.
22
Një kadete e akademisë ushtarake rumune shihet duke e mbajtur në dorë një qiri, në një ceremoni të mbajtur në Bukuresht.
23
Koreografi japonez, Hiroaki Umeda shihet duke performuar veprën e tij Grimca e qëllimshme, në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit Kontemporan, të mbajtur në Vezprem të Hungarisë.
24
Një raketë duke shpërthyer mbi qiellin e Kievit, në kuadër të sulmeve raketore ruse.