Java nëpërmjet fotografive
Sulmet vdekjeprurëse ruse ndaj civilëve në Ukrainë dhe mbyllja e salloneve të bukurisë nga talibanët në Afganistan janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Një bari afgan duke iu prirë bagëtive të tij në një rrugë në distriktin e Fajzabadit, në provincën e Badakshanit.

2
Një grua duke e mbajtur qenin e saj, pranë një ndërtese banimi, që u godit nga një raketë ruse në Lviv, Ukrainë. Të paktën 10 persona u vranë.

3
Monumenti Mëmëdheu Ukrainas, i ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, në Kiev, më 4 korrik.

4
Një estetiste afgane duke i bërë grimin një klienteje, në një sallon bukurie, në Mazare Sharif, më 5 korrik. Autoritetet talibane të Afganistanit kanë urdhëruar sallonet e bukurisë në mbarë vendin që të mbyllen brenda një muaji, masa e fundit që kufizon gratë në jetën publike.