Java nëpërmjet fotografive
Vala e të nxehtit nëpër botë, Dita e Ashures, një festival me valle popullore në Maqedoninë e Veriut, përmbytjet nga shirat në Afganistan e Pakistan janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Myslimanët shiitë iranianë dhe irakianë rikthejnë Betejën e Qerbelasë me ceremonitë gjatë Ditës së Ashures në Teheran më 28 korrik.
2
Një grua iraniane duke endur një qilim punëdore në një punishte thurjesh në një shtëpi në Nushabad në provincën qendrore Kashan të Iranit. Dikur një eksportues i rëndësishëm, industria e qilimave të Iranit është ndikuar nga sanksionet për programin e tij bërthamor.
3
Djemtë duke u hedhur në lumin Naguman për t'u freskuar mes motit të nxehtë në periferi të Peshavarit, Pakistan.
4
Gratë iraniane duke marrë pjesë në një ritual zie pak para Ditës së Ashures, dita më e shenjtë në kalendarin mysliman shiit, në Teheran më 27 korrik.