Java nëpërmjet fotografive
Vala e të nxehtit nëpër botë, Dita e Ashures, një festival me valle popullore në Maqedoninë e Veriut, përmbytjet nga shirat në Afganistan e Pakistan janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13
Një grua reagon teksa sheh katedralen ortodokse në Odesa pasi ajo u dëmtua gjatë sulmeve me raketa ruse në qytetin port ukrainas.
14
Njerëzit duke bartur trupat e fëmijëve që vdiqën nga përmbytjet e shpejta në distriktin Jalrez të provincës Maidan Wardak të Afganistanit.
15
Demonstruesit mblidhen në Stepanakert për të kërkuar rihapjen e një rruge të bllokuar që lidh rajonin e Nagorno-Karabakut me Armeninë dhe për të dënuar veprimet që çuan drejt krizës në rajon më 25 korrik.
16
Një burrë afgan heq perdet brenda një sallon bukurie në Kabul më 25 korrik. Talibanët urdhëruan që sallonet e bukurisë në të gjithë vendin të mbylleshin deri në fund të muajit.