Një rreshter i Policisë së Kosovës i vrarë në një sulm në veri të Kosovës, zhvillimet në rajonin Nagorno-Karabak dhe protestat e armenëve në Jerevan, një marrëveshjeje këmbimi të burgosurish ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta.
Java nëpërmjet fotografive
9
Djemtë afganë jetimë duke mësuar në jetimoren "Sheikh Zayed" në Kandahar.
10
Demonstruesit duke u përleshur me policinë para ndërtesës së qeverisë derisa po protestonin kundër kryeministrit armen, Nikol Pashinian, më 19 shtator në Jerevan, pasi Azerbajxhani nisi një ofensivë në rajonin separatist të Nagorno-Karabakut kundër forcave etnike armene.
11
Fëmijët duke fjetur në një strehimore gjatë granatimeve në Stepanakert, kryeqyteti i rajonit separatist të Azerbajxhanit të Nagorno-Karabakh, më 20 shtator.
Një armëpushim i arritur ndërpreu luftimet në Nagorno-Karabak që nisën pasi forcat azerbajxhanase zhvilluan një ofensivë ushtarake më 19 dhe 20 shtator.
Më 21 shtator, përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe udhëheqja e armenëve etnikë zhvilluan bisedime për “riintegrimin” e rajonit të shkëputur brenda Azerbajxhanit.

12
Një peshkatar duke përgatitur shkopin e tij të peshkimit gjatë perëndimit të diellit në një plazh në vendpushimin rus, Soçi, pranë Detit të Zi.