Një rreshter i Policisë së Kosovës i vrarë në një sulm në veri të Kosovës, zhvillimet në rajonin Nagorno-Karabak dhe protestat e armenëve në Jerevan, një marrëveshjeje këmbimi të burgosurish ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta.
Java nëpërmjet fotografive
1
Mbrëmjen e së dielës njerëzit ndezën qirinj para Stacionit policor në Prishtinë, në kujtim të oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga persona të armatosur në fshatin Banjska afër kufirit me Serbinë, 24 shtator 2023.
2
Një polic i Kosovës duke patrulluar në rrugën që çon në fshatin Banjska, të Zveçanit. Të dielën, 24 shtator 2023 një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Autoritetet thanë se sulmuesit - rreth 30 syresh - ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij. Ata shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës së diel.
Autoritetet thanë se sulmuesit - rreth 30 syresh - ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij. Ata shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës së diel.
3
Protestuesit armenë para ndërtesës së Qeverisë në Jerevan, më 20 shtator.
4
Pjesëtarët e ekipeve ukrainase të shpëtimit duke punuar në vendin e një sulmi rus me raketa në një zonë të banuar të Kievit më 21 shtator.