Një rreshter i Policisë së Kosovës i vrarë në një sulm në veri të Kosovës, zhvillimet në rajonin Nagorno-Karabak dhe protestat e armenëve në Jerevan, një marrëveshjeje këmbimi të burgosurish ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta.
Java nëpërmjet fotografive
5
Një pamje nga lart tregon traktorë të parkuar në një fushë gjatë një proteste kundër heqjes së ndalimit të importit të drithërave që vijnë nga Ukraina, në Dolni Bogrov, pranë Sofjes. Fermerët thanë se po përfundonin protestetën e tyre pasi arritën një marrëveshje me qeverinë. Marrëveshja, e arritur më 19 shtator, parashikon një ndalim të përkohshëm të importit të farave të lulediellit nga Ukraina, si dhe vendosjen e kuotave për importet e drithërave nga Ukraina.
6
Minatorët dhe anëtarët e sindikatave të Bullgarisë me nga një kryq në duar gjatë një proteste para Parlamentit bullgar në Sofje më 19 shtator. Mijëra minatorë dhe anëtarë të sindikatave të Bullgarisë u mblodhën për të kërkuar një të ardhme të qartë dhe të sigurt energjetike për Bullgarinë.
7
Disa burra duke punuar në një dyqan kallaji në Kabul.
8
Anëtarët e familjes përqafojnë amerikanët e liruar nga Irani në aeroportin e ushtrisë Davison në Fort Belvoir, Virxhinia, më 19 shtator. Ata u liruan nëpërmjet një marrëveshjeje shkëmbimi të të burgosurve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.