Hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që pamundëson përdorimin e dinarit serb; përkujtimi për viktimat e Holokaustit; një dënim i radhës për ish-kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, pasi iu ndalua gara në zgjedhjet e 8 shkurtit e lufta në Ukrainë. Këto janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Qytetarë serbë në veri të Kosovës duke pritur në radhë para një bankomati. Nga 1 shkurti ka nisur të zbatohet rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës të gjitha transaksionet me para të gatshme bëhen vetëm me euro.
Për më shumë se dy dekada, të inkurajuar nga Beogradi, banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e shfrytëzuan monedhën serbe dinarin për gjithçka - nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.
Për më shumë se dy dekada, të inkurajuar nga Beogradi, banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e shfrytëzuan monedhën serbe dinarin për gjithçka - nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.

2
Parku Kitka në komunën e Kamenicës është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet prej 32 megavatesh.

3
Një grua iraniane kalon pranë një fotografie të Udhëheqësit Suprem të ndjerë, Ayatollah Ruhollah Khomeini, ndërsa vendi shënon 45-vjetorin e kthimit të Khomeinit nga Parisi ku kishte mërguar, në Teheran më 1 shkurt. Irani do të festojë 45-vjetorin e revolucionit të tij më 11 shkurt.

4
Futbollistët iranianë festojnë pasi shënuan një fitore të vonë në çerekfinalen e Kupës së Azisë në ndeshjen e zhvilluar me Japoninë.