Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 19-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Policia gjeorgjiane ndaloi një demonstrues pranë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi gjatë një prej protestave të opozitës kundër projektligjit të diskutueshëm për "agjentët e huaj".

2
Studentët pakistanezë duke protestuar jashtë Ambasadës së Kirgistanit në Islamabad pasi turma të dhunshme në kryeqytetin kirgiz , Bishkek, shënjestruan studentë të huaj, shumë prej tyre nga Pakistani.

3
Performanca e artistëve nëpër rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit, si statuja të gjalla, në kuadër të festivalit “STATUAFEST”.

4
Një grua duke luajtur me qenin e saj në një plazh në Gjirin e Finlandës një perëndim dielli, në Shën Petersburg, Rusi.