Ndërlidhjet

Ndalen ndihmat jetike teksa Gaza ngel pa sisteme komunikimi

Ndërtesa të shkatërruara në Rripin e Gazës, të para nga Izreali jugor, më 16 nëntor 2023.
Ndërtesa të shkatërruara në Rripin e Gazës, të para nga Izreali jugor, më 16 nëntor 2023.

Associated Press

Sistemet e komunikimit në Rripin e Gazës kanë mbetur jashtë funksionit që nga e enjtja, teksa mungesa e karburanteve ka pamundësuar energjinë për operimin e internetit dhe të rrjeteve të telefonisë, duke i detyruar agjencitë e ndihmave që të ndalin dërgesat ndërkufitare të furnizimeve humanitare, teksa kanë paralajmëruar se njerëzit së shpejti mund të vdesin nga uria.

Izraeli është futur më thellë në Qytetin e Gazës, ndërsa trupat e tij kanë kërkuar nëpër spitalin më të madh të Gazës, Shifa, për gjurmë të një qendre komanduese të grupit radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – që ushtria izraelite pohon se ndodhej nën ndërtesë.

Ajo ka publikuar pamje që ka thënë se shfaqin hyrjen e një tuneli, si dhe një grumbull armësh të gjetura në një kamion brenda spitalit, por jo edhe dëshmi për qendrën komanduese, që Hamasi dhe stafi i Shifas kanë mohuar se ekziston.

Lufta, tani në javën e saj të gjashtë, është nxitur nga sulmi i 7 tetorit që luftëtarët e Hamasit e kryen në jug të Izraelit, në të cilin sulmuesit e grupit palestinez vranë mbi 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 240 burra, gra e fëmijë.

Gaza tani po pranon vetëm 10 për qind të furnizimeve të nevojshme ushqimore në ditë, ndërsa dehidrimi dhe uria po rriten, teksa gati të gjithë nga 2.3 milionë banorët e territorit kanë nevojë për ushqim, ka thënë Abeer Etefa, zëdhënëse rajonale për Lindjen e Mesme e Programit Botëror të Ushqimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Njerëzit po përballen me rrezikun e afërt të vdekjes nga uria”, është shprehur ajo nga Kajro.

Teksa pak kamionë po futen në Gazë, ndërsa karburantet për shpërndarjen e ushqimit po mungojnë, “nuk ka mënyrë për t’i përmbushur nevojat aktuale të urisë”, ka thënë Etefa, të enjten.

“Sistemet ekzistuese të ushqimit në Gazë praktikisht po përballen me kolaps”.

Jeta në kamp e palestinezëve të zhvendosur

Një vajzë palestineze e zhvendosur shikon përmes një najloni në një kamp prej tendash, pas një reshje shiu në Han Junis.
1/15 Një vajzë palestineze e zhvendosur shikon përmes një najloni në një kamp prej tendash, pas një reshje shiu në Han Junis.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një palestinez i zhvendosur, i strehuar në një kamp tende mbledh ujërat e shiut, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, pas reshjeve të shiut në Han Junis në Rripin e Gazës, 15 nëntor 2023. 
2/15 Një palestinez i zhvendosur, i strehuar në një kamp tende mbledh ujërat e shiut, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, pas reshjeve të shiut në Han Junis në Rripin e Gazës, 15 nëntor 2023. 
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, qëndrojnë në radhë duke pritur për të marrë ujë.
3/15 Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, qëndrojnë në radhë duke pritur për të marrë ujë.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët duke gatuar ushqim brenda kampit me tenda në Han Junis, ku janë strehuar  palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës, më 14 nëntor 2023
4/15 Palestinezët duke gatuar ushqim brenda kampit me tenda në Han Junis, ku janë strehuar  palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës, më 14 nëntor 2023
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një fëmijë i vogël duke larguar ujin e shiut jashtë tendës në kamp.
5/15 Një fëmijë i vogël duke larguar ujin e shiut jashtë tendës në kamp.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua lan duart e një fëmije, ndërsa palestinezët, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në kampin me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, më 23 tetor 2023.
6/15 Një grua lan duart e një fëmije, ndërsa palestinezët, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në kampin me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, më 23 tetor 2023.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua palestineze e strehuar në kamp duke pjekur petë për ushqim në një copë llamarine të improvizuar.
7/15 Një grua palestineze e strehuar në kamp duke pjekur petë për ushqim në një copë llamarine të improvizuar.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një djalë mban një tenxhere me ushqim teksa ecën mes tendave të kampit. 
8/15 Një djalë mban një tenxhere me ushqim teksa ecën mes tendave të kampit. 
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një fëmijë duke shikuar nga një tendë brenda kampit ku janë varur rroba për t'u thar.
9/15 Një fëmijë duke shikuar nga një tendë brenda kampit ku janë varur rroba për t'u thar.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vajzë palestineze e zhvendosur shikon një foshnjë brenda kampit me tenda në Han Junis.
10/15 Një vajzë palestineze e zhvendosur shikon një foshnjë brenda kampit me tenda në Han Junis.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Mbushja e celularëve dhe pajisjeve tjera brenda kampit në Han Junis.
11/15 Mbushja e celularëve dhe pajisjeve tjera brenda kampit në Han Junis.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Tymi që ngrihet nga sulmet izraelite shihet jo larg kampit ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur Han Junis.
12/15 Tymi që ngrihet nga sulmet izraelite shihet jo larg kampit ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur Han Junis.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një djalë ndihmon një grua palestineze në një karrocë me rrota në mes të shiut. 
13/15 Një djalë ndihmon një grua palestineze në një karrocë me rrota në mes të shiut. 
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fëmijë palestinezë të zhvendosur, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, shihen brenda kampit me tenda të drejtuar nga Kombet e Bashkuara,
14/15 Fëmijë palestinezë të zhvendosur, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, shihen brenda kampit me tenda të drejtuar nga Kombet e Bashkuara,
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kampi me tenda i Kombeve të Bashkuara në Han Junis, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur nga Qyteti i Gazës mes sulmeve të pareshtura të Izraelit që kur grupi radikal Hamas - i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja - sulmoi Izraelin nga Rripi i Gazës.
15/15 Kampi me tenda i Kombeve të Bashkuara në Han Junis, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur nga Qyteti i Gazës mes sulmeve të pareshtura të Izraelit që kur grupi radikal Hamas - i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja - sulmoi Izraelin nga Rripi i Gazës.
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Rënia nga sistemi e rrjetit të komunikimeve, që është kritik për koordinimin e dërgesave të ndihmave, nënkupton përkeqësim të mëtejmë të gjendjes. Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka thënë se asnjë dërgesë ndihmash nuk mund të futet të premten në jugun e Gazës nga Egjipti.

“Kemi parë se si karburantet, dhe ushqimi, dhe uji, dhe ndihma humanitare përdoren si armë lufte”, është shprehur zëdhënësja e agjencisë, Juliette Touma.

Karburantet nevojiten për gjeneratorët që mbajnë në funksion sistemet e komunikimit urgjent, spitalet, fabrikat e shkripëzimit të ujit dhe infrastrukturën tjetër kritike në Gazë.

Izraeli ka ndaluar dërgesat e karburanteve në Gazë që nga fillimi i luftës, por ka lejuar një dërgesë të kufizuar për UNRWA-në më parë këtë javë, që të përdoret për kamionët që bëjnë dërgesa të ushqimit, pasi rezervuari i karburanteve i agjencisë u shter.

Touma ka thënë se është “e tmerrshme se si agjencitë humanitare po detyrohen të lusin për karburante”.

Pas sulmit të befasishëm nga Hamasi, Izraeli është kundërpërgjigjur me një fushatë disajavore të sulmeve ajrore dhe me një sulm tokësor në Gazën veriore, duke u zotuar se do ta largojë Hamasin nga pushteti dhe do t’i shtypë kapacitetet e tij ushtarake.

Të premten, ushtria ka thënë se ka gjetur trupin e pajetë të një tjetër personi të rrëmbyer nga Hamasi, duke e identifikuar atë si ushtaren Noa Marciano. Sikurse trupi i pajetë i një tjetër pengu që u gjet të enjten, 65-vjeçares Yehudit Weiss, kufoma e Marcianos u nxor nga një ndërtesë afër spitalit Shifa, ka pohuar ushtria izraelite.

Katër pengje, të marra gjatë sulmit fillestar të Hamasit ndaj Izraelit, tani janë konfirmuar të vdekur, përderisa katër të tjerë janë liruar dhe një është shpëtuar.

Mbi 11.470 palestinezë janë vrarë, dy tretat e të cilëve ishin gra dhe të mitur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Afër 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur, dhe besohet të jenë nën rrënoja. Shifra zyrtare nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve të vdekur të Hamasit, ndërsa Izraeli thotë se ka vrarë mijëra pjesëtarë të grupit ekstremist palestinez.

Armë, por jo tunele

Trupat e Izraelit kanë bastisur spitalin Shifa të mërkurën, dhe po vazhdojnë të kontrollojnë kompleksin. Ministria e Shëndetësisë në Gazën e qeverisur nga Hamasi ka thënë se trupat kanë kërkuar në katet nëntokësore të spitalit, të enjten, dhe kanë arrestuar punëtorët teknikë që menaxhojnë pajisjet e tij.

Izraeli po përballet me trysni gjithnjë e më të madhe për të dhënë prova për të mbështetur pohimin e tij se Hamasi ka ngritur qendrën e tij kryesore komanduese brenda dhe përfund spitalit, i cili ka disa ndërtesa mbi një zonë të përbërë prej disa blloqesh banimi. Deri më tani, ushtria izraelite ka shfaqur kryesisht fotografi të grumbujve të armëve, të cilat ka pohuar se janë gjetur nga ushtarët e saj në spital.

Të enjten, ushtria izraelite publikoi pamje të një vrime në oborrin e spitalit, që sipas saj ishte hyrje e një tuneli. Ajo, po ashtu, shfaqi disa pushkë automatike, granata dhe municione, të cilat tha se janë gjetur në një kamion në oborr. Pohimet izraelite nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Për vite me radhë, Izraeli e ka paraqitur spitalin si vend i një shtabi të rëndësishëm të Hamasit, ndërsa në javët e fundit ka publikuar harta satelitore të cilat kanë specifikuar ndërtesa specifike si qendër komanduese apo komplekse nëntokësore. Izraeli ka publikuar edhe një animacion kompjuterik që mëton të paraqesë një rrjet nëntokësor të rrugëve dhe dhomave të mbushura me armë dhe fuçi karburantesh. Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka mbështetur pohimet izraelite.

Pohimet janë pjesë e akuzave të gjera të Izraelit se Hamasi i shfrytëzon palestinezët si mburoja njerëzore nëpër Rripin e Gazës, që, sipas zyrtarëve izraelitë, ka ndikuar që të ketë numër të madh të viktimave civile gjatë javëve të bombardimeve.

Drejt jugut

Forcat izraelite kanë vazhduar të operojnë edhe gjatë natës, në orët e hershme të së premtes, në veriun e Rripit të Gazës, dhe kanë thënë se janë duke e konsoliduar kontrollin e zonës.

“Ne jemi afër shkatërrimit të sistemit ushtarak që ka qenë i pranishëm në veriun e Rripit të Gazës”, ka thënë gjenerallejtënant Herz Halevi, të enjten.

Ai ka shtuar se përderisa “mbetet ende punë për t’u bërë” në veri, gjithnjë e më shumë vende do të vihen në shënjestër në luftën kundër Hamasit, “për të eliminuar sistematikisht oficerët komandues dhe luftëtarët, dhe për të çrrënjosur infrastrukturën e tyre”.

Intensifikohen operacionet izraelite në Rripin e Gazës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:13 0:00

Forcat izraelite kanë lëshuar fletëpalosje në pasditen e së mërkurës, për t’i porositur palestinezët që të evakuohen nga zonat në lindje të qytezës jugore të Han Junisit. Fletëpalosje të ngjashme janë lëshuar mbi Gazën veriore prej javësh, para operacionit tokësor.

Shumica e popullsisë së Gazës jeton në jug, përfshirë qindra mijëra që kanë dëgjuar thirrjet e Izraleit për t’u evakuuar drejt veriut, për të mos u gjendur mes ofensivës së saj tokësore. Afër 1.5 milion njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre janë strehuar në vendstrehime të OKB-së, apo në shtëpi me familje të tjera.

"Do të hamë gjethe së shpejti": Dyqanet bosh në Gazë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:37 0:00

Nëse ofensiva vazhdon drejt jugut, nuk është e qartë se ku do të shkonin refugjatët, teksa Egjipti refuzon të lejojë një zhvendosje masive në territorin e tij. Ushtria izraelite u ka bërë thirrje njerëzve që të largohen në një “zonë të sigurt” në Mavasi, një qytezë bregdetare në Mesdhe, me madhësi prej disa kilometrash katrorë, ku mund të dërgoheshin ndihma humanitare.

Krerët e 18 agjencive të OKB-së dhe të organizatave humanitare ndërkombëtare të enjten e kanë hedhur poshtë propozimin për zonën e sigurt, duke thënë se vendosja e civilëve në një zonë përderisa armiqësitë po vazhdojnë është shumë e rrezikshme. Ata kanë bërë thirrje për armëpushim dhe për futje të papenguar të ndihmave humanitare dhe të karburanteve për popullatën e Gazës.

Përgatiti: Trim Haliti

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG