Ndërlidhjet

Familja e gazetarit të REL-it thotë se trupi i tij mbetet ende i zhdukur në Iran


Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Reza Haghighatnejad. Fotogrfi nga arkivi.

Familja e gazetarit të Radios Evropa e Lirë, Reza Haghightnejad, tha në një deklaratë më 29 tetor se të gjitha përpjekjet për të marrë trupin e tij nga zyrtarët e sigurisë iraniane kanë mbetur të pasuksesshme deri më tani.

Deklarata dërguar Shërbimin iranian të REL-it thotë se autoritetet nuk e kanë informuar familjen se cili organ shtetëror e ka rrëmbyer trupin e pajetë të të Haghightanejad, pas riatdhesimit të tij më 25 tetor në Iran për varrim në provincën e tij të lindjes, Fars.

“Ne i jemi drejtuar çdo institucioni dhe organizate që na ka ardhur në mendje për ndihmë”, thuhet në deklaratë.

“Është dëshira jonë njerëzore dhe e drejta jonë ta varrosim trupin e tij në vendlindjen e tij, pas kaq vitesh ndarje të detyruar, në mënyrë që të paktën tani që nuk është më e mundur ta vizitojmë, t'i shkojmë tek varri", thuhet në deklaratë.

Haghighatnejad, 45 vjeç, vdiq më 17 tetor në Spitalin Charite në Berlin dhe trupi i tij u riatdhesua në Iran për t'u varrosur më 25 tetor. Megjithatë, trupi i pajetë i tij u zhduk me të arritur në Iran mes raportimeve të pakonfirmuara se agjentët e Gardës Revolucionare e dërguan në një lokacion të panjohur.

Ai ishte larguar nga Irani pas rritjes së presionit ndaj gazetarëve dhe nisi të punonte në mediat jashtë vendit, por nuk mundi të kthehej në Iran për shkak të punës së tij si gazetar.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar më 28 tetor Iranit që t’ia kthejë familjes trupin e pajetë të gazetarit të REL-it.

XS
SM
MD
LG