Ndërlidhjet

Protestat zhvendosen në ngjarje përkujtimore për Floydin

Shërbimi përkujtimor për George Floyd, 4 qershor.
Shërbimi përkujtimor për George Floyd, 4 qershor.

Aktivistë të të drejtave të njeriut, politikanë dhe personalitete të tjera publike u mblodhën në një shërbim përkujtimor për George Floydin, afrikano-amerikanin 46-vjeçar, i cili vdiq gjatë arrestimit nga policia.

Incidenti ndodhi më 25 maj në Mineapolis dhe shkaktoi demonstrata kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në Shtetet e Bashkuara.

Al Sharpton, aktivist i të drejtave të njeriut, tha se Floyd “e ka ndryshuar botën”, duke shtuar se ka ardhur koha për t'u marrë me policinë dhe përgjegjshmërinë në sistemin e drejtësisë penale.

“Do të vazhdojmë të luftojmë, George”, tha Sharpton në ngjarjen përkujtimore në Mineapolis.

Floyd u kap në një video i shtrirë për tokë, derisa një oficer i bardhë i policisë e shtypte me gju në qafë, derisa Floyd thoshte se nuk mund të marrë frymë dhe lutej për jetën e tij.

Pjesëmarrësit në ngjarjen përkujtimore qëndruan në heshtje për tetë minuta e 46 sekonda - koha sa polici shtypi gjurin e tij në qafën e Floydit.

Vdekja e George Floydit nxit protesta ndërkombëtare

Një protestues i ofron lule një pjesëtari të Gardës Kombëtare në Llos Angjelles.<br />
&nbsp;
1/18 Një protestues i ofron lule një pjesëtari të Gardës Kombëtare në Llos Angjelles.
 
&nbsp;Demonstruesit shihen duke marrë pjesë në një protestë në Llos Angjelles më 3 qershor.
2/18  Demonstruesit shihen duke marrë pjesë në një protestë në Llos Angjelles më 3 qershor.
&nbsp;Një protestues arrestohet për shkelje të kufizimeve në lëvizje në Llos Angjelles më 3 qershor.
3/18  Një protestues arrestohet për shkelje të kufizimeve në lëvizje në Llos Angjelles më 3 qershor.
&nbsp;Zyrtarët policorë afër Kongresit amerikan shihen të ulur në gjunjë gjatë protestës së zhvilluar po ashtu më 3 qershor.
4/18  Zyrtarët policorë afër Kongresit amerikan shihen të ulur në gjunjë gjatë protestës së zhvilluar po ashtu më 3 qershor.
Protestuesit ulen në gjunjë para zyrtarëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, para se të arrestohen për shkelje të vendimeve që kufizojnë lëvizjen në këtë vend.
5/18 Protestuesit ulen në gjunjë para zyrtarëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, para se të arrestohen për shkelje të vendimeve që kufizojnë lëvizjen në këtë vend.
&nbsp;Zyrtarët e zbatimit të ligjit shihen duke mbajtur një burrë gjatë protestës kundër vrasjes së afrikano-amerikanit, Floyd.
6/18  Zyrtarët e zbatimit të ligjit shihen duke mbajtur një burrë gjatë protestës kundër vrasjes së afrikano-amerikanit, Floyd.
Disa protestues shtrihen në tokë, kinse kanë vdekur, pas vdekjes që ka ndodhur në Mineapolis, teksa Geoge Floyd ka qenë duke u arrestuar nga katër zyrtarë policorë.
7/18 Disa protestues shtrihen në tokë, kinse kanë vdekur, pas vdekjes që ka ndodhur në Mineapolis, teksa Geoge Floyd ka qenë duke u arrestuar nga katër zyrtarë policorë.
Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin, në Nju Orlliens.<br />
&nbsp;
8/18 Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin, në Nju Orlliens.
 
&nbsp;Një pamje nga larg tregon numrin e madh të njerëzve të mbledhur për të vizituar vendin përkujtimor të vdekjes së George Floydit në Minesota.
9/18  Një pamje nga larg tregon numrin e madh të njerëzve të mbledhur për të vizituar vendin përkujtimor të vdekjes së George Floydit në Minesota.
&nbsp;Një burrë shihet duke kërcyer nga dritarja e një dyqani të dëmtuar gjatë protestave të mbajtura në Nju Jork, kundër vdekjes së Floydit.
10/18  Një burrë shihet duke kërcyer nga dritarja e një dyqani të dëmtuar gjatë protestave të mbajtura në Nju Jork, kundër vdekjes së Floydit.
Më 3 qershor, rrugët e Londrës janë mbushur me njerëz me maska, të cilët kanë marrë pjesë në protestën &ldquo;Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë&rdquo;.
11/18 Më 3 qershor, rrugët e Londrës janë mbushur me njerëz me maska, të cilët kanë marrë pjesë në protestën “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë”.
Protestuesit përleshen me zyrtarë policorë afër Zyrës për Punë të Jashtme të Britanisë.
12/18 Protestuesit përleshen me zyrtarë policorë afër Zyrës për Punë të Jashtme të Britanisë.
Një protestuese shihet duke iu afruar zyrtarëve policorë afër ambasadës amerikane në Londër, gjatë protestave të 3 qershorit.
13/18 Një protestuese shihet duke iu afruar zyrtarëve policorë afër ambasadës amerikane në Londër, gjatë protestave të 3 qershorit.
&nbsp;Policia shihet duke u përleshur me protestuesit në qendër të Londrës.<br />
&nbsp;
14/18  Policia shihet duke u përleshur me protestuesit në qendër të Londrës.
 
Pamje tjera të përleshjeve mes protestuesve dhe policisë në Londër.
15/18 Pamje tjera të përleshjeve mes protestuesve dhe policisë në Londër.
&nbsp;Një burrë dhe një grua shihen duke mbajtur duart bashkë, në parkun Hyde të Londrës, gjatë protestës, &ldquo;Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi&rdquo;.
16/18  Një burrë dhe një grua shihen duke mbajtur duart bashkë, në parkun Hyde të Londrës, gjatë protestës, “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”.
&nbsp;Dy gra shihen nëpër rrugët e Frankfurtit në Gjermani, duke protestuar kundër vdekjes së Floydit.
17/18  Dy gra shihen nëpër rrugët e Frankfurtit në Gjermani, duke protestuar kundër vdekjes së Floydit.
&nbsp;Policia suedeze ka përdorur sprej piperi në rrugët e Stokholmit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre për të njëjtin shkas, sikurse në protestat në SHBA, Londër dhe Frankfurt.<br />
&nbsp;
18/18  Policia suedeze ka përdorur sprej piperi në rrugët e Stokholmit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre për të njëjtin shkas, sikurse në protestat në SHBA, Londër dhe Frankfurt.
 
Previous slide
Next slide

Në Nju Jork, vëllai i Floydit, Terrence Floyd, iu drejtua turmave për t'i falënderuar për mbështetjen. Ai gjithashtu adresoi dhunën dhe plaçkitjet që kanë dëmtuar disa protesta.

"Jam krenar për protestat, por nuk jam krenar për shkatërrimin. Vëllai im nuk kishte lidhje me këtë. Floyd është një familje me frikë nga Zoti", tha ai para protestuesve.

Në Uashington, ku protestuesit janë përballur me agjentë federalë dhe ushtarë, presidenti Donald Trump është kritikuar për paaftësinë e tij për të unifikuar kombin dhe për etiketimin e protestuesve si "banditë" dhe "anarkistë".

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, e mbrojti të drejtën e amerikanëve për të protestuar, duke e cilësuar "të shenjtë". Por, ai po ashtu tha se presidenti e ka udhëzuar që të mos kursejë asnjë përpjekje për ndalimin e dhunës.

Barr tha në një konferencë për media se vdekja e Floydit ekspozon shqetësime më të gjera për mungesën e besimit të afrikano-amerikanëve në sistemin e drejtësisë penale, por, shtoi ai, shumë prej protestave paqësore janë rrëmbyer nga "agjituesit ekstremistë".

Ai tha se plaçkitja, zjarrvënia dhe sulmet ndaj oficerëve të policisë janë bërë kryesisht nga grupe që kundërshtojnë qeverinë.

Barr tha se këta ekstremistë, përfshirë grupet si Antifa - që shpesh promovojnë militantizmin e së majtës - bëjnë përpjekje për të zgjeruar përçarjet në shoqëri.

Përveç Antifas, Barr nuk identifikoi ndonjë grup tjetër.

"Kemi parë prova që Antifa dhe grupe të tjera të ngjashme ekstremiste, si dhe aktorë me bindje të ndryshme politike kanë qenë të përfshirë në nxitje dhe aktivitete të dhunshme", tha Barr.

Protestat në SHBA janë shndërruar në një nga krizat më të rënda të presidencës Trump, vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit dhe në mes të pandemisë së koronavirusit, e cila ka lënë miliona të papunë dhe ka dëmtuar ekonominë.

Përgatiti: Valona Tela
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG