Ndërlidhjet

Kosova regjistron 31 raste të reja me koronavirus


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u konfirmuan të enjten 31 raste me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,332 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë, ndërsa u shëruan 150 pacientë.

Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 924.

Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit.

Deri të enjten, mbi 654,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

XS
SM
MD
LG